FFK-ja vizitohet nga Liga e Veteranëve: Ata luftuan për fanellën dhe dhanë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se sot se kanë mirëpritur Ligën e Veteranëve. Në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, thuhet se takimi me ta ishte një rikthim te rrënjët, te vlerat e vjetra që nuk duhen harruar. “Ata, në kohë shumë më të vështira se sot, mbajtën gjallë pasionin për lojën dhe…
Sport
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se sot se kanë mirëpritur Ligën e Veteranëve.
Në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, thuhet se takimi me ta ishte një rikthim te rrënjët, te vlerat e vjetra që nuk duhen harruar.
“Ata, në kohë shumë më të vështira se sot, mbajtën gjallë pasionin për lojën dhe vendosën themelet mbi të cilat po ndërtohet futbolli ynë modern”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se po të njëjtit ishin të pranishëm për të përgëzuar për arritjen historike të Kombëtares.
“Tek ta shohim krenari, mirënjohje dhe besim se futbolli ynë po ecën drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur”.
Veteranët shprehën mirënjohje edhe për tifo-grupin “Dardanët”, të cilët i përgëzuan për animin korrekt, motivimin e futbollistëve dhe shembullin e madh të qytetarisë që e tregojnë në të gjitha ndeshjet, duke ritheksuar se tifozët janë lojtari i 12-të.
“Respekt i pafund për secilin prej tyre për trashëgiminë, kontributin dhe frymën që vazhdon të na inspirojë. Gjenerata e sakrificës e hapi rrugën e zhvillimit, ndërsa ne sot po ecim mbi gjurmët e tyre. Faleminderit që gjithmonë na qëndroni afër. Së bashku edhe njëherë rikujtuam se suksesi i sotëm ka rrënjë të thella”, theksohet në njoftim. /Lajmi.net/