FFK është nikoqire e programit UEFA SHARE – Trajnim për zhvillimin e trajnereve vajza për kategoritë e reja

FFK është nikoqire e programit UEFA SHARE – Trajnim për zhvillimin e trajnereve vajza për kategoritë e reja Pjesëmarrës në këtë trajnim janë 31 edukatorë nga Andora, Anglia, Hungaria, Izraeli, Lituania, Malta, San Marino dhe Suedia. Ata janë bashkë me edukatorët dhe trajnerët nga Kosova 🇽🇰 në këtë program të pasur dhe intensiv që do…

Sport

21/01/2025 22:56

FFK është nikoqire e programit UEFA SHARE – Trajnim për zhvillimin e trajnereve vajza për kategoritë e reja

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë 31 edukatorë nga Andora, Anglia, Hungaria, Izraeli, Lituania, Malta, San Marino dhe Suedia.

Ata janë bashkë me edukatorët dhe trajnerët nga Kosova 🇽🇰 në këtë program të pasur dhe intensiv që do të zgjasë 4 ditë.

Trajnimi do të ofrojë mundësi për të mësuar teknika dhe metoda të reja që mund të aplikohen në trajnimet për vajza, duke përfshirë aspekte si zhvillimi i aftësive, motivimi dhe mbështetje për avancimin e futbollisteve të reja.

UEFA SHARE është një dëshmi e parneritetit të FFK-së dhe UEFA-s si dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në Kosovë.