‘Festë’ në Man Utd

Viti 2014 ka nisur mbrapshtë për David Moyesin dhe Manchester Unitedin e tij. Por, më në fund vijnë lajme të mira për të përmirësuar sado pak atmosferën e zymtë në Old Trafford. Humbja 3:1 nga Chelsea të dielën la kampionin në fuqi në pozitën e shtatë me 14 pikë më pak se lideri Arsenal dhe…

Sport

20/01/2014 17:00

Viti 2014 ka nisur mbrapshtë për David Moyesin dhe Manchester Unitedin e tij. Por, më në fund vijnë lajme të mira për të përmirësuar sado pak atmosferën e zymtë në Old Trafford.

Humbja 3:1 nga Chelsea të dielën la kampionin në fuqi në pozitën e shtatë me 14 pikë më pak se lideri Arsenal dhe rezultatet pozitive në Ligën e Kampionëve kanë qenë i vetmi element pozitiv deri më tani gjatë këtij sezoni.

Por, Moyes mund të pres ditë më të mira me lajmin se dyshja e sulmuesve Wayne Rooney dhe Robin van Persie janë pranë rikthimit nga lëndimet. Rooney mungoi në katër duelet e fundit kurse Van Persie nuk ka luajtur që dhjetë ndeshje.

“Wayne është rikthyer i freskët nga ditët e pushimit. Ai është duke vrapuar dhe duket mirë”, deklaroi Moyes.

Rooney pritet të paraqitet në ndeshjen e kthimit mes Unitedit dhe Sunderlandit në Old Trafford, në kuadër të gjysmëfinales në Capital One Cup ku kërkohet përmbysja e disavantazhit 2:1.

Moyes mezi pret rikthimin e sulmuesve

Kurse, për holandezin, Moyes ka thënë se rikthimi në stërvitje është i pashmangshëm.

“Shpresoj që Robin të fillojë stërvitjet sa më parë. Nëse mund ta kthej në barë, do të ishte lajm shumë i mirë për ne sepse është futbollist i rëndësishëm dhe na ka munguar. Të dy janë afër rikthimit dhe shpresojmë të mos presim edhe shumë gjatë”, përfundoi skocezi.