Festa e lojtarëve të Zvicrës në zhveshtore pas kualifikimit në botërorin e Rusisë
Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar pa gola (0-0) në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dytë të “Play-Off”it, por ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” falë fitores 1-0 si mysafirë.
Sport
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë helvetikëve që rrezikuan disa herë për ta gjetur golin epërsisë.
Rastet më të mira ishin ai i Haris Seferovic (6’) dhe Xherdan Shaqirit (25’), por që në të dy rastet nuk u gjet goli dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, Irlanda e Veriut arriti të rrit nivelin e lojës dhe të rrezikoj disa herë Zvicrën, por edhe vendasit krijuan disa raste për gol.
Pas takimit, në zhveshtore ekipi i Zvicrës ka bërë një fotografi nga festa e kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Botërori i Rusisë do të jetë i treti me Zvicrën për Xherdan Shaqirin, dhe i katërti për Valon Behrami./Lajmi.net/