Koronavirusi ia ndalë festën e ditëlindjes njeriut më të vjetër në botë
Bob Weighton është gati të mbushë 112 vjeç, por ai nuk do ta festojë ditëlindjen me familjen dhe miqtë nesër.
Fun
Ai është në izolim për shkak të koronavirusit, dhe festimet duhej të anuloheshin. Stërgjyshi zakonisht shijon një vizitë nga kryetari i bashkisë në shtëpinë e tij të përkujdesjes, ku nxënësit e shkollave lokale vijnë gjithashtu për t’i kënduar këngë, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Këtë herë edhe pse ditëlindja e tij e parë si njeriu më i vjetër i botës, ai do të jetë vetëm.
Bob u bë njeriu më i vjetër në botë muajin e kaluar pas vdekjes së mbajtësit të rekordeve të mëparshme, Chitetsu Watanabe nga Japonia.

Bob ishte 10 vjeç kur Gripi Spanjoll përfshiu nëpër botë në 1918, duke vrarë midis 50 dhe 100 milion njerëz. Por, pavarësisht se ka një memorie shumë të mirë, ai kujton vetëm pandeminë përmes librave të historisë që lexoi më vonë në jetë.
Ai punoi si mësues anglisht, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi si pedagog në inxhinierinë detare. Ai më parë tha se ishte i shqetësuar për shpërthimin e koronavirusit dhe është duke u kujdesur shumë për pastërtinë e tij dhe lan duart më shpesh. /Lajmi.net/
