Ferran Torres pajtohet për kontratë pesë vjeçare me Man City
Ferran Torres do të jetë përforcimi i parë i Manchester City në këtë merkato.

Sport
Me t’u hapur merkatoja e verës në Angli kanë filluar të përhapen lajmet e para për transferimin e parë të Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolas tash e disa javë lidhet me yllin e Valencia, Ferran Torres, dhe sipas raportimeve të ‘Goal’, lojtari është pajtuar për një marrëveshje 5 vjeçare me ‘Citizens’, transmeton lajmi.net.
Lojtari ka marrëveshje personale dhe tashmë gjithçka pritet të finalizohet me skuadrën e Valencia.
Ky operacion pritet t’i kushtojë Manchester Cityt diku rreth 27 milionë funte deri në 36 milionë funte. /Lajmi.net/