Ferran Torres dhe Pedri marrin rezultate negative, i bashkohen Barcës për ‘El Clasico’

Barcelona ka marrë lajme të mira dy ditë para ‘El Clasico’.

Sport

10/01/2022 21:14

Skuadra e Barcelonës do të ketë punë me rivalin e përjetshëm, Real Madrid, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Para kësaj ndeshje, faqja zyrtare e ‘Blaugrana’ njofton se Ferran Torres dhe Pedri kanë rezultuar negativë në testet e Covid-19, përcjell lajmi.net.

Kësisoj, dyshja do t’i bashkohet grupit në Riad, për të kontestuar skuadrën e Real Madrid.

Ferran Torres akoma nuk ka bërë debutimin e tij me Barcelonën dhe do të ketë mundësi të mirë ta bëjë këtë në derbin më të madh në botë. /Lajmi.net/