Fernando Alonso i Formula 1, shënon gol të “çmendur” (VIDEO)
Po të mos bëhej vozitës në Formula 1, Fernando Alonso ndoshta do të ishte futbollist i suksesshëm.
Sport
Fernando Alonso ka treguar se përveç garimit në Formula 1, ai është i mirë edhe në lojën e futbollit.
Spanjolli e ka realizuar një supergol nga gjuajtja e lirë në një ndeshje bamirësie, përcjell Lajmi.net.
Ky takim u zhvillua mes vozitësve të Formula 1 dhe një formacioni me yje të udhëhequr nga Claudio Ranieri.
Në fund fituan Alonso me shokë me rezultat 3:1.