Fermerët po fitojnë më shumë para nga ‘YouTube’ sesa nga të korrat

Është një shenjë e kohës se fermerët bëjnë më shumë para duke mbrojtur industrinë në mediat sociale sesa nëpërmjet të korrave.

Auto & Tek

23/07/2019 11:51

Zach Johnson, i cili kultivon misri dhe soje në Minesota, është i njohur në kanalet e YouTube si “Farmer Millennial MN”. Është një rol, thotë ai, që i ka siguruar atij dhe bashkëshortes së tij, Becky, rreth pesë herë më shumë fitime sesa ai mund të bëjë në fermën e familjes gjatë vitit të fundit.

Johnson, 34 vjeç, u bë një video bloger tri vite më parë për të avokuar për kultivuesit teknologjinë që ata përdorin. Tani, ai dhe Becky kanë rreth 300,000 abonentë dhe 50 milionë shikime në videot e tyre.

Familja Johnson nuk janë vetëm në internet. Në komunitetet rurale në të gjithë SHBA-të, YouTube, njësi e Google, është platforma më popullore me 59% të njerëzve që e përdorin atë, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew në vitin 2018.

Keith Good është menaxher i rrjeteve sociale në projektin Farmdoc në Universitetin e Illinoisit, i krijuar për të siguruar të dhëna dhe analiza në internet që do të ndihmojnë vendimmarrjen për fermat nën rrezik. Gjatë vitit të kaluar, ai ka parë një rritje dramatike të fermerëve që postonin rrjete sociale.

“Organizatat e fermave dhe grupet e mallrave kanë inkurajuar prodhuesit të jenë pjesë e komunitetit në mediat sociale,” tha Good. /Lajmi.net/