Ferland Mendy dhe pjesa e errët e tij

"Futbollistët mbesin njerëzit më të këqinjê që kam punuar me." – Florentino Perez (Presidenti i Real Madrid, 2006).

Sport

21/11/2021 15:32

Kjo është një thënie që daton më shumë se një dekadë më parë, por është më relevante se kurrë më parë.

Mbrojtësi i krahut të majtë tek Real Madrid, Ferland Mendy tashmë është duke u përballur me akuza të cilat mbesin të vështira për tu pranuar nga shumë, por Gazetari Francez me expertizë në fushën e mbrojtjes së viktimave në botën e futbollit, Romains Molina ka shpërndarë një çështje e cila është jo e këndshme, në fakt është shqetësuese edhe si lexues.

Për derisa disa gazetar në Botë treguan munges profesionalizmi në çështjen e Akuzave të Benjamin Mendy (Mbrojtës i Manchester City), ata përdorën fotografitë e Ferland Mendy (Real Madrid) dhe Edouard Mendy (Chelsea) në storiet e tyre, gjë që Ferland dhe Edouard Mendy e nxorrën në rrjetin Social Twitter, duke kërkuar profesionalizëm nga gazetat dhe shkëputjen e tyre nga storia e Benjamin Mendy.

Këtu në skenë futet gazetari francez, Romains Molina i cili i bën thirrje publike Ferland Mendy të flas për akuzën kundër tij në vitin 2018 ku sipas transkriptës së publikuar nga Molina, Ferland Mendy ka abuzuar fizikisht një vajzë të re në një hotel në France.

Sipas Molina, Ferland Mendy i shoqëruar nga një mik i tij, po qëndronin në një dhomë Hoteli, dhe viktima në fjalë ishte po ashtu e shoqëruar nga si duket një shoqe.

Detajet dhe storia fatkeqësisht nuk është e përfunduar, por Molina insiston që Mendy ka rrahur vajzën në fjal, kjo po ashtu konfirmohet nga dëshmitarja në transkriptën e policisë gjatë deklarimit të saj.

“Ai e goditeste në fytyrë disa herë, kur ajo ra në tokë, Ai (Ferland) vazhdoj të shkelmoj.” – viktima i tha Policisë.

“Provoj të më godiste edhe mua, unë u largova, por edhe kur shoku i tij erdhi në dhomë ta ndalonte, ai nuk ndali.” – e vazhdon storien dëshmitarja.

“Pasi ndaloj së godituri, ai vazhdon të bërtiste, ne u futëm në banjo dhe mbyllëm derën me çelës.” – kjo storie nuk përfundon këtu akoma, sipas dëshmitares së ngjarjes, Ferland Mendy do ju tregonte penisin e tin atyre, por ajo thot se nuk mund ta mbaj jë mend nëse Ferland Mendy ishte i ngritur ose jo.

Dëshmitarja konfirmon se ish lojtari i Lyon dhe tashmë i Real Madrid ishte nën ndikim të një doze të lartë alkoholi.

Pasi situata u qetësua, Ferland Mendy do të kërkonte falje për fjalët dhe aksionet e tij ndaj viktimës e cila tregoj nevojën e tretmanit në Spital. Storia e Mendy dhe viktimës përfundon këtu me fakti që ajo nuk ngriti padi kundër futbollistit të Lyon atë kohë.

Romains Molina në një intervist ka shtuar që Ferland Mendy kishte probleme eksesive me përdorim të Alkoholit, si dhe problemet e tij në familje ishin njëra ndër arsyet kryesore të sjelljes së tij në këtë mënyre, më saktësisht me mamanë e tij.

Molina shton akoma më shumë në storie, Lyon (klubi) në të cilin Ferland Mendy ishte i kontraktuar në atë kohë do të merrte informatat për çështjen e Abuzimit të Ferland Mendy, dhe ata nuk morën asnjë masë disciplinore kundër tij.

Besohet se Lyon morri storien e tij pa ndonjê investigim të plotë, dhe ata do të bisedonin me Mendy në arritjen e marëveshjes për shitjen e tij në afatin kalimtar veror.

Lyon e mbajti çështjen sekrete, pas rikthimit të Zinedine Zidane në Real Madrid, Los Blancos nxorrën interesim në blerjen e një mbrojtësi për krahun e majtë, si fillim ata kërkuan tek Real Betis për Junior Firpo por shpejtë u njoftuan se Lyon ështê e gatshme të liroj Ferland Mendy dhe Real Madridi nuk do ta lëshonte rastin të nënshkruante me njërin prej më të mirëve në botë për atë pozicion. Transfer që do i kushtonte Los Blancos rreth 48 milion euro.

Romains Molina shton që pasi fitoi akses në transkripten e viktimës, ai kërkoj nga 2 gazetat kryesore në Francë për publikimin e stories, diçka që u refuzua në baza që futbollisti po nënshkruante për Real Madridin dhe “muskujt” e Los Blancos në botën e futbollit janë të fuqishme, storia nuk do të sillte asnjë benefit tek ta, sidomos me faktin që viktima kurrë nuk do të ngriste padi kundër tashmë futbollist i Real Madrid-it.

Goditje në fytyrë, shkelmim, sy të enjtur, atentat të krijoj dy viktima, kërkim falje, mos ngritje e padisë, mbulim të stories, manipulim në transfer, dhe munges zëri nga mediat krijuan një storie më shumë sesa shqetësuese.

Një gjë është e sigurt, storie të tilla do të vazhdojmë të dëgjojmë në botën e futbollit ku pozita privilegjuese do të jetë gjithmonë e abuzuar.

Artikull i përgatitur nga Ardit Karagjyzi për Lajmi.net.