Ferizaj: Për një javë 1587 gjoba për kundërvajtësit në komunikacion

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se është duke vazhduar aktivitetet me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Vetëm gjatë javës së kaluar policia ka realizuar një varg aktivitetesh me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Sipas policisë në Ferizaj, gjatë aktiviteteve janë identifikuar një varg shkelës të ligjit të cilët kanë shkaktuar…

Lajme

08/07/2024 12:45

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se është duke vazhduar aktivitetet me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Vetëm gjatë javës së kaluar policia ka realizuar një varg aktivitetesh me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Sipas policisë në Ferizaj, gjatë aktiviteteve janë identifikuar një varg shkelës të ligjit të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë për Rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion,  me qëllim parandalimin e aksidenteve.

”Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 01-07/07/2024 ka shqiptuar gjithsejtë 1587 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre 17 aksidente me lëndime në të cilat janë lënduar 24 persona, pastaj 20 aksidente me dëme mamteriale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera Policia ka bërë apel tek qytetarët që të bashkëpunojnë për shkelësit e ligjit në komunikacion.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/