Ferguson mund të kthehet
Arsene Wenger nuk do të befasohej nëse sheh Sir Alex Fergusonin duke bërë rikthim dramatik në futboll, brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Ish menaxheri i Manchester Unitedit ka insistuar se kurrë nuk do të kthehet pas pensionimit në fund të sezonit të kaluar. Por, Wenger dyshon tek skocezi dhe ka thënë se: “Në gjashtë muajt…

Sport
Arsene Wenger nuk do të befasohej nëse sheh Sir Alex Fergusonin duke bërë rikthim dramatik në futboll, brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Ish menaxheri i Manchester Unitedit ka insistuar se kurrë nuk do të kthehet pas pensionimit në fund të sezonit të kaluar.
Por, Wenger dyshon tek skocezi dhe ka thënë se: “Në gjashtë muajt e ardhshëm do ta mësojmë më mirë këtë. Ju nuk mund ta përjashtoni krejtësisht. Është vështirë të jeni trajner për 30 vjet dhe përnjëherë të tërhiqeni”.
Komentet e tij erdhën në javën kur Ferguson publikoi autobiografinë e tij, që ka një kapitull të titulluar “Gara kundër Wengerit”.
Francezi pranon se ende nuk e ka lexuar librin e Fergusonit por beson se: “Ferguson e ka përgatitur librin e tij derisa ende ishte trajner. Dyshoj se ai kishte shkrijua disa kapituj nga shtëpia gjatë mbrëmjes, duke kujtuar gjërat dhe menduar: ‘kjo duhet të hyjë në librin tim!’.”