Ferdonije Qerkezit iu ndal sociali prej 65 eurosh, nga shteti merr vetëm 250 euro ndihmë

Rrëfimi ekskluziv i Ferdonije Qerkezit për humbjen e gjithë familjes së saj nga barbarizmi i Serbisë në Kosovë.

Lajme

17/05/2019 22:49

Ajo ka treguar se nga shteti merrë vetëm 250 euro në muaj, derisa sociali i është ndërprerë.

“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një qira prej 150 euro që marrë nga qeraja bëhem idare me ato, por nga Qeveria, Kuvendi nuk marrë asnjë ndihmë. Kur kam filluar ta marrë këtë shumë më kanë ndëprerë socialin prej 65 eurosh në muaj, edhe pse e kam pasur të garantuar që ta marr për 5 vjet – e kam marrë 3 vjet dhe ma kanë ndëprerë. Nuk marr më 65 euro social”, thotë ajo, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka treguar se e ndihmojnë edhe familjarët.

“Kam vëllezër që më ndihmojnë disa në Gjakovë dhe Prishtinë, më sillen këndej kah unë. Njëherë për njëher jam mirë. Kam dëshirë vetëm të më vizitojnë njerëzit. Kudo që shkoj nëpër mjek si në Gjakovë ashtu edhe në Prishtinë më përkrahin nuk më lojnë me prit në rend  syrin më ka dëmtuar sheqeri, jam kontrollaur në Prishtinë dhe jam mirë me sy”, rrëfehet ajo.

Ferdonija ka edhe probleme shëndetësore, ku vuan nga tensioni dhe disa probleme tjera shëndetësore.

“Me shendet, në fizik jam mirë por brenda copa copa. Vuaj nga sheqeri,  tensione, dhimbje në trup me dhimbje të madhe të familjes…. kështu që mos vet ku mbeten cka u bë me ta cfarë risie po na vjen s`di cka të them me tepër”, tregon ajo.