Ferdinand këshillon Man Unitedin: Nëse luani me Cityn si me Atalantan, do pësoni pesë gola
Manchester United do marr një goditje nga Manchester City në rast që rikrijojnë paraqitjen kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve, kështu thotë legjenda e klubit, Rio Ferdinand.
Sport
Dje, Cristiano Ronaldo shpëtoi sërish klubin me një dygolësh kundër Atalantas, transmeton lajmi.net.
Tani, Man United ka vëmendjen te rivali lokal, City dhe Ferdinand frikësohet se nëse klubi do rikrijojë paraqitjen e Atalantas ndaj skuadrës së Guardiolas.
“Manchester United nuk bën të zhvillojë paraqitjen e pjesës së dytë kundër Man Cityt. Nëse e bëjnë, do goditen në fytyrë sërish”.
“Do jenë tre, katër apo pesë sepse nuk tregon respekt për kundërshtarin. Insiteti ishte aty. Erdhi falë një momenti brilant dhe Ronaldo i shpëtoi sërish”, deklaroi ai.
Përballja mes dy rivalëve të Manchesterit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30./Lajmi.net/