Ferdinand: Chelsea është gati për të konkurruar me Man City për titullin

Rio Ferdinand beson se Chelsea do të jetë në gjendje të konkurrojë me Manchester City për titullin e Premier League këtë sezon.

Sport

12/08/2021 13:39

Duke fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Chelsea fitoi edhe Superkupën e Europës të mërkurën duke e mundur Villarrealin në penallti.

Romelu Lukaku do të transferohet tek Chelsea nga Interi dhe Ferdinand mbrëmë kishte plot lëvdata për mentalitetin fitues që ka skuadra e Thomas Tuchel.

Ferdinand theksoi se duke pasur parasysh ndikimin që ka bërë Tuchel tani do të ketë pritje më të mëdha që Chelsea të jetë i suksesshëm.

Duke folur për BT Sport, Ferdinand tha: ‘Dallimi i madh për ta këtë sezon është se tani prej tyre pritet cdo gjë. Sezonin e kaluar nuk kishte asnjë pritje, tani ka sepse ata kanë marrë dy trofe – ata kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe tani këtë superkupën.

“Mentaliteti fitues për të cilin kemi folur – mund ta shihni që është në ndërtim. Ekziston një ndjenjë vërtet e mirë harmonie brenda kësaj skuadre. Ky ekip tani pritet të konkurrojë për Premier League dhe të gjithë trofetë e mëdhenjë”, përfundoi Rio Ferdinand.