Felix zbulon admirimin ndaj Mount para ndeshjes të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas

Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix ka pranuar se admiron yllin e Chelseas, Mason Mount para ndeshjes së tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/02/2021 09:20

Dy skuadrat takohen sonte (e martë) në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Portugezi zbuloi se ka dëgjuar për Mount para disa viteve, ndërsa ka ndjekur progresin e tij nga afër.

“E pëlqej mënyrën si ai (Mount) luan, mënyrën si luan dhe e prek topin”.

“Kam luajtur me Chris Willock në Benfica para tri apo katër viteve dhe me ka thënë se Chelsea ka një djalë që është i ngashëm me mua dhe me tha së ishte Mason Mount”.

“Pas disa viteve, Mount doli me Chelsean dhe e pëlqej mënyrën e tij të lojës”, deklaroi ai për Daily Mail.

Felix do jetë një nga ‘kërcënimet’ për skuadrën e Chelseas, ndeshje që do zhvillohet në Bukuresht./Lajmi.net/