Felix befason me deklaratë, do ta “çmendi” Simeonen: Dua të luaj për Barcelonën

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Joao Felix ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona. Mesfushori i Atleticos i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e tij, shkruan Lajmi.net “Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të bashkohesha me Barçën. E kam ëndërruar që nga fëmijëria.” Nëse kjo ndodh, për…

Sport

18/07/2023 22:29

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Joao Felix ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona.

Mesfushori i Atleticos i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e tij, shkruan Lajmi.net

“Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të bashkohesha me Barçën. E kam ëndërruar që nga fëmijëria.

Nëse kjo ndodh, për mua do të jetë një ëndërr e realizuar”, tha portugezi.

Kontrata e Felix me Atleticon është deri në vitin 2027. Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Chelsea në formë huazimi.