Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin për mbrojtje të afërt në bashkëpunim me Gjermaninë
Policia Ushtarake e FSK-së ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë. Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, me qëllim të zbatimit të standardeve të…
Lajme
Policia Ushtarake e FSK-së ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë.
Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, me qëllim të zbatimit të standardeve të larta profesionale dhe shkëmbimit të përvojave.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë avancuar aftësitë në qitje me armë, teknikat e vetëmbrojtjes, vozitjen emergjente, taktikat e lëvizjes dhe formacionet, si dhe përgatitjen fizike dhe psikologjike.
FSK-ja ka bërë të ditur se trajnimi është zhvilluar me kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale, duke përfshirë edhe aktivitete praktike të përshtatura me detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e mbrojtjes së afërt.
Sipas njoftimit, përfundimi i kursit kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, ndërsa bashkëpunimi me palën gjermane dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në ngritjen e standardeve të trajnimit. /Lajmi.net/