Fejza: Padi në EULEX ndaj Mustafës e Bukoshit për 3 përqindshin
Nezir Fejza, veprimtar në mërgim dhe organizator i peticionit kundër Bujar Bukoshit ambasador, përmes lidhjes Skype në Tv Rrokum ka theksuar se Bujar Bukoshi e Isa Mustafa dyshohen se keqpërdorën fondin e 3 përqindëshit.
Lajme
Ai ka thënë se mërgimtarët në një rast i kanë dorëzuar rreth 4 milionë marka gjermane, që në fakt ato të holla kanë shkuar për vetëmbrojtje për ushtarët e FARK-ut në Shqipëri. Ai ka shtuar se LDK në Gjermani e Zvicër kanë themeluar fondin e 3 përqindshit.
Sipas tij, janë Bujar Bukoshi e Isa Mustafa e kanë keqpërdor fondin e 3 përqindëshit, duke shtuar se kanë marrë hapin për ta bllokuar emërimin e Bujar Bukoshit si ambasador.
Ai ka treguar se në diasporë kanë ngrite aktpadi ndaj Isa Mustafës e Bujar Bukoshit për keqpërdorimin e këtij fondi dhe më 5 mars të vitit 2013 e kanë dorëzuar në EULEX.