Fejohet Scarlett Johansson

Numri një në listën e femrave më të bukura të botës Scarlett Johansson dhe gazetari francez Romain Dauriac janë ‘fejuar dhe janë shumë të lumtur’. Aktorja ishte parë me një unazë diamanti. Na vjen keq, njerëz: Scarlett Johansson është jashtë tregut Numri një në listën e femrave më të bukura të botës dhe gazetari francez…

ShowBiz

05/09/2013 13:47

Numri një në listën e femrave më të bukura të botës Scarlett Johansson dhe gazetari francez Romain Dauriac janë ‘fejuar dhe janë shumë të lumtur’. Aktorja ishte parë me një unazë diamanti.

Na vjen keq, njerëz: Scarlett Johansson është jashtë tregut

Numri një në listën e femrave më të bukura të botës dhe gazetari francez Romain Dauriac janë ‘fejuar dhe janë shumë të lumtur’, tha një burim i afërt i revistës People.

Aktorja ishte parë me një unazë diamanti të mërkurën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ku ishte e pranishme për për të promovuar filmin e saj të fundit’Under the Skin’.

Çifti janë së bashku që nga fillimi i këtij viti, dhe sipas revistës në fjalë ata kanë vendosur të fejohen rreth një muaj më parë.

Johansson ka qenë e martuar me Ryan Reynolds që nga 2009 deri në vitin 2011.