Federata Italiane e Futbollit do të hetojë incidentet në ndeshjen Juventus – Inter

Federata Italiane e Futbollit po heton incidentet që ndodhën në ndeshjen e dytë gjysëmfinale mes Juventusit dhe Inter në Coppa Italia.

Sport

12/02/2021 16:43

Pamjet ku shihet Antonio Conte duke drejtuar gishtin e mesëm drejt stolit të Juventusit dhe presidentit Andrea Agnelli në pjesën e parë, u shfaqën në mediat sociale të martën në mbrëmje dhe tani Federata Italiane kanë vendosur të shikojnë se çfarë ka ndodhur.

Prokurori federal, Giuseppe Chine do të drejtojë hetimin dhe zyrtari i katërt Daniele Chiffi është thirrur për të dhënë prova, pasi siç thotë trajneri Conte, ai ka dëgjuar dhe ka parë gjithçka, shkruan lajmi.net.

“Unë mendoj se zyrtari i katërt dëgjoi dhe pa atë që ndodhi gjatë gjithë ndeshjes,” tha Conte, duke pretenduar se ai ishte viktimë e abuzimit të vazhdueshëm gjatë ndeshjes.

“Ata [Juventus] duhet të jenë më të sjellshëm për mendimin tim. Ata kanë nevojë për më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë”, u shpreh Conte.

Një vendim i Federatës Italiane, mund të dënojë të dy klubet./Lajmi.net/