Fede Valverde rikthehet në stërvitje

Lajmi i mirë për Carlo Ancelottin është rikthimi i mesfushorit Valverde me skuadrën.

Sport

06/03/2022 17:43

Federico Valverde nuk ishte pjesë e skuadrës së trajneri italian Carlo Ancelotti, për ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedad, ndeshjen të cilën ‘Mbretërit‘ e fituan me rezultat të thellë 4:1.

Lajm i mirë është rikthimi i Valverdes përpara ndeshjes së dytë të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Carlo Ancelotti do ketë probleme në mesfushë për ndeshjen ndaj parisienëve.

Në atë ndeshje mungon Casemiro për shkak të sanksionit të kartonëve dhe nuk dihet a do rikthehet Toni Kroos pasi është i lënduar.

Kroos u stërvit i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit dhe po punon fort që të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës.

Kësisoj, Valverde pritet të jetë një shtysë e madhe për Ancelotti, me gjithë këto mungesa. /Lajmi.net/