Fatura e mesfushës së Chelseas

Kur krahasoni mesfushën e Manchester Unitedit me atë të Chelseas, vështirë mund të gjeni një futbollist nga kampioni aktual i Premierligës, që mund të zë vend në ekipin e Jose Mourinhos. Kjo mund t’ju tingëllojë si ngacmim por është një fakt që paraqet gjendjen aktuale të gjigantëve që do të ndeshen mes vete në Stamford…

Sport

17/01/2014 13:10

Kur krahasoni mesfushën e Manchester Unitedit me atë të Chelseas, vështirë mund të gjeni një futbollist nga kampioni aktual i Premierligës, që mund të zë vend në ekipin e Jose Mourinhos.

Kjo mund t’ju tingëllojë si ngacmim por është një fakt që paraqet gjendjen aktuale të gjigantëve që do të ndeshen mes vete në Stamford Bridge të dielën.

Michael Carrick është futbollist shumë i mirë, por  i rikthyeri tek Chelsea, Nemanja Matic ia vështirëson dukshëm punën. Adnan Januzaj mund të bëhet futbollist i nivelit botëror, por ende nuk mund ta konsideroni si më të mirë se Eden Hazard, transmeton Daily Mail.

Por, një fakt që mund të shërbejë si ngushëllim për menaxherin e Unitedit, David Moyes dhe gjithë homologët e tij nga skuadrat tjera nga Premierliga është fatura e jashtëzakonshme e Chelseas, që tregon blerjet e gjigantit londinez në repartin e mesfushës.

Chelsea ka shpenzuar gati 230 milionë funte vetëm në mesfushorë, nga viti 2010.

Nuk besoni? Shikoni tabelën e përforcimeve në mesfushë dhe disa prej tyre në momentin e prezantimit.

Nemanja Matic u rikthye në Chelsea Ramires erdhi në Chelsea më 2010 Bertrand Traore, përforcim i janarit Raul Meireles erdhi në Chelsea më 2011 Marco van Ginkel në sezonin e parë me Chelsean Yossi Benayoun iu bashkua Chelseas nga Liverpool më 2010

Oscar, pëforcim i ardhur më 2012 Willian erdhi nga Anzhi Oriel Romeu gjatë prezantimit më 2011 Victor Moses erdhi nga Wigan më 2012 Kevin de Bruyne erdhi nga Genk më 2012
Andre Schurrle u transferua në Chelsea nga Leverkusen