Fatos Geci i VV-së që votoi me dy duart kundër fondeve për krerët e UÇK-së në Hagë: Procesi është drejt fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci ka komentuar në lidhje me votën e tij kundër përkrahjes financiare të krerëve të UÇK-së. Geci tha se përveç tij kundër votuan edhe dy deputetë të VV-së dhe se vota ishte shumë e rëndësishme, transmeton lajmi.net. Sipas tij procesi në Hagë është drejt fundit dhe shteti ynë i ka përkrahur…

Lajme

20/02/2026 08:32

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci ka komentuar në lidhje me votën e tij kundër përkrahjes financiare të krerëve të UÇK-së.

Geci tha se përveç tij kundër votuan edhe dy deputetë të VV-së dhe se vota ishte shumë e rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Sipas tij procesi në Hagë është drejt fundit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht.

Postimi i plotë:

Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, votova kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Përveç meje, kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Vota ime ishte shumë e rendësishme.

Arsyetimi im ishte i qartë: deri më sot, për mbrojtjen e tyre janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti ynë.

Së dyti, ky proces është drejt përfundimit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht. Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete!!!./Lajmi.net/