Fatmir Spahiu e kujton Faruk Begollin përmes kësaj fotografie

Fatmir Spahiu kishte disa fjalë për të ndjerin Faruk Begolli.

ShowBiz

22/08/2019 22:59

Nesër (23 gusht) bëhen 12 vjet nga ndarja e Faruk Begollit nga kjo jetë, shkruan lajmi.net.

Ai ishte një nga emrat më të njohur të teatrit dhe kinematografisë kosovare, andaj e kujtojnë me mall miqtë dhe kolegët.

Aktori Fatrmir Spahiu, publikoi një foto bashkë me të ndjerin, ku shkroi “Ka pas edhe kesi momente ? Kujtojme Faruk Begollin, ma te madhin qe patem! (14 February 1944 – 23 August 2007)”.

https://www.instagram.com/p/B1eVgPfg7YS/

Në foto shihet se që të dy kishin miqësi të mirë me njëri-tjetrin dhe kalonin kohë të mrekullueshme edhe gjatë punës në profesion. /Lajmi.net/