Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi, dyshohet për spiunazh

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh. Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Gashi njoftoi se paraburgimi iu vazhdua për dy muaj. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju…

Lajme

10/11/2025 11:46

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi njoftoi se paraburgimi iu vazhdua për dy muaj.

Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, u tha në përgjigjen e gjykatës.

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor nën dyshimet për spiunazh.

Ndaj tij, më 10 tetor Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq./Lajmi.net/