Fatmir Limaj pas protestës thotë se Kuvendi dështoi në monitorimin e Gjykatës Speciale

Fatmir Limaj, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kuvendi i Kosovës s’e ka kryer punën e vetë për monitorimin e Gjykatës Speciale. Limaj e deklaroi këtë përmes ‘Facebook’-ut pas pjesëmarrjes në protestën që kundërshtonte padrejtësitë e Gjykatës Speciale. Limaj tutje shtoi se ka propozuar një institut të pavarur për monitorim profesional të…

Lajme

07/08/2025 20:25

Fatmir Limaj, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kuvendi i Kosovës s’e ka kryer punën e vetë për monitorimin e Gjykatës Speciale.

Limaj e deklaroi këtë përmes ‘Facebook’-ut pas pjesëmarrjes në protestën që kundërshtonte padrejtësitë e Gjykatës Speciale. Limaj tutje shtoi se ka propozuar një institut të pavarur për monitorim profesional të kësaj gjykate.

Kosova kërkon drejtësi dhe nuk kerkojne asgje me shumë se të vërtetën dhe barazi para ligjit! Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Para pesë vitesh, u kam propozuar grupeve parlamentare që Parlamenti i Kosovës të shfrytëzojë mundësinë për të kontaktuar institute të pavarura dhe të specializuara, të cilat ofrojnë monitorim profesional.

Këto institute, të njohura në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, kanë përvojë të jashtëzakonshme në raste të ngjashme që janë monitoruar më parë në Hagë. Një institut i monitoruar nga Parlamenti do ta kishte rritur besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve atje.

Si atëherë, ashtu edhe sot, besoj se kjo ka qenë dhe mbetet rruga e vetme përmes së cilës një shtet serioz angazhohet me përgjegjësi në mbrojtjen e të drejtave të veta, të cilat rrezikojnë të përmbyten”, përmbyll Limaj, duke kërkuar liri për ish-krerët e UÇK’së.