Faqja e L.K kujton ‘mrekullinë’ e Juninhos kundër Barcelonës

Një pjesë e tifozëve, të cilët veçanërisht pëlqejnë golat nga gjuajtjet e lira, me siguri do të veçojnë Juninhon, si më të mirin.

Sport

07/04/2020 19:26

Futbollisti legjendar brazilian kaloi ditët më të mira të karrierës së tij te Lyon, ekip ky që dominonte në Francë.

Lyon pati paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve, dhe golat e bukur të Juninhos nuk munguan.

Një gol shumë të bukur braziliani shënoi edhe kundër Barcelonës më 24 shkurt të vitit 2009, në ndeshjen e cila përfundoi 1:1.

Në këto ditë kur futbolli është pezulluar, faqja e Ligës së Kampionëve na kthen në kujtesë këtë mrekulli të Juninhos./Lajmi.net/