FANTASTIKE: Fisnik Asllani zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” në debutimin e tij në Bundesliga

Një debutim ëndrrash për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani, në elitën e futbollit gjerman! 23-vjeçari ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të sezonit në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 1:2 ndaj kampionëve në fuqi, Bayer Leverkusen. Asllani fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 25-të me një…

Sport

23/08/2025 17:53

Një debutim ëndrrash për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani, në elitën e futbollit gjerman!

23-vjeçari ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të sezonit në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 1:2 ndaj kampionëve në fuqi, Bayer Leverkusen.

Asllani fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 25-të me një finalizim të saktë, ndërsa në pjesën e dytë asistoi për golin e Tim Lemperle në minutën e 52-të, duke përmbysur epërsinë e vendasve dhe udhëhequr ekipin drejt një fitoreje të madhe në “BayArena”, transmeton lajmi.net.

Për paraqitjen e tij mbresëlënëse, sulmuesi i Kosovës u shpall Lojtari i Ndeshjes, një vlerësim që tregon jo vetëm rëndësinë e kontributit të tij në rezultat, por edhe potencialin e tij për të qenë një emër i madh në kampionatin gjerman.

Kjo ndeshje jo vetëm që e vendos Asllanin në qendër të vëmendjes, por edhe rrit pritshmëritë për rolin e tij në përfaqësuesen e Kosovës në sfidat e ardhshme ndërkombëtare./lajmi.net/