Fantacalcio: Rrahmani do jetë gati për ndeshjen në vikend ndaj Cagliarit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi lëndim në fitoren e thellë të Napolit ndaj Sampdorias.

Sport

23/09/2021 21:13

Rrahmani që ishte nga minuta e parë në fushë u detyrua të largohet në fillimin e pjesës së dytë, shkruan lajmi.net.

Kosovarin e goditën me kokë një nga kundërshtarët, që ngriti këmbën më shumë se sa duhet, derisa pastaj mbrojtësi kërkoi të zëvendësohej.

Menjëherë stafi mjekësorë u përkujdes për yllin kosovar, derisa mediumi italian “Fantacalcio”, raporton që Rrahmani nuk do këtë probleme për ndeshjen në vikend ndaj Cagliarit.

“Në pikëpamje nuk do të këtë probleme për Rrahmanin për ndeshjen e radhës, që zhvillohet me 26 shtator në shtëpi ndaj Cagliarit”, shkroi mediumi italian.

Mbetet të shihet edhe në testet e radhës që do bëhen ditëve të ardhshme./Lajmi.net/