Fansi i Rita Orës e befason me targat me emrin e saj – Artistja shqiptare e ndan momentin me fansat

Një fans i Rita Orës ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur admirimin ndaj këngëtares shqiptare, duke vendosur emrin “Rita Ora” në targat e automjetit të tij. Rastësisht, targat nuk kaluan pa u vënë re nga vetë artistja, e cila vendosi ta ndajë momentin me ndjekësit e saj në Instagram. Rita publikoi fotografi…

ShowBiz

30/09/2026 18:42

Një fans i Rita Orës ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur admirimin ndaj këngëtares shqiptare, duke vendosur emrin “Rita Ora” në targat e automjetit të tij.

Rastësisht, targat nuk kaluan pa u vënë re nga vetë artistja, e cila vendosi ta ndajë momentin me ndjekësit e saj në Instagram.

Rita publikoi fotografi të automjetit dhe targave, duke shprehur habinë për numrin e rasteve kur ka hasur targa me emrin e saj.

“Kurrë s’e kam menduar se do të shoh kaq shumë targa me emrin Rita Ora në jetën time”, shkroi këngëtarja.

Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e komentuan gjestin si një mënyrë kreative për të shfaqur dashurinë dhe mbështetjen ndaj artistes shqiptare me famë ndërkombëtare.