Fansi futet në skenë për të bërë foto me Noizy, sigurimi përdor dhunë për ta larguar

Në një koncert të Noizyt së fundmi kanë ndodhur disa skena të palakueshme.

ShowBiz

22/02/2020 16:16

Noizy është një nga reperët më të kërkuar në trojet shqiptare, koncerti i tij i fundit nuk kishte përfunduar si është më së miri pas një incidenti që ka ndodhur, shkruan lajmi.net.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shohim një fans duke u ngjitur në skenë për të bërë foto me reperin, dhe nëse kishte qëllim për të bërë vetëm foto apo kishte synime tjera ende nuk dihet.

Por shohim se në atë moment futet sigurimi dhe zbret me dhunë djaloshin nga skena. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B835VzhF_6q/