Fanellat e reja të Juventusit, të ngjashme me ato të Real Madridit

Dizajnuesi i fanellave të lojës elektronike PES, ka krijuar një grafik për të dhënë një ide se cilat mund të jenë fanellat e Juventusit për sezonin 2020/21, bazuar në parashikimet e ekspertëve që mund të lexohen në faqen shumë të besueshme të Footyheadlines.com.

Sport

26/04/2020 20:55

Me shumë mundësi, do të jetë një kthim në vija të zeza dhe të bardha, përcjell lajmi.net.

Fanella do të ketë edhe detaje prej ari, jo vetëm në pjesën e shpatullave dhe në llogo, por edhe në anën e pasme për emrin dhe numrin.

Një fanellë retro që, veçanërisht nëse vishet nga Cristiano Ronaldo, i ngjan shumë njërës prej fanellave të veshura nga ai te Real Madrid. /Lajmi.net/