Familja shokohet kur sheh britanikun adoleshent në foton e ISIS-it (Foto)
Familja e një djali britanik tha se ishin të shokuar kur panë djalin e tyre 17 vjecarë në një foto të postuar nga ISIS, teksa i buzëqeshur pozonte para flamurit të zi të organizatës terroriste.

Bota
Mediat e ISIS kanë postuar imazhet e një djali nga grupi i quajtur Ebu Yousef el Britani. Në një foto, adoleshenti i njohur si Talha Asmal nga Anglia shihet me gishtin e tij të ngritur lartë, derisa një flamur i zi varet pas tij.
Në një tjetër shkrepje fotografike, ai paraqitet brenda një veture Toyota.
Familjarët e djalit duke folur për mediat britanike, kanë thënë se ai ishte një djalë i dashur, transmeton lajmi.net.
“Asmal ishte një djalë i dashur, i sjellshëm, e i kujdesshëm. Kurrë nuk ka shfaqur bindje të keqe ndaj dikujt, pikëpamje të dhunshme apo radikalizëm”, kanë thënë familjarë të tij.
Një numër i madh i shtetasve britanik, por edhe nga vende të tjera të Europës Perëndimore, u janë bashkuar aradheve të organizatave terroriste që po luftojnë në Lindjen e Mesme. (lajmi.net)