Familja e Hashim Thaçit del publikisht në përkrahje të Përparim Ramës për zgjedhjet e së dielës

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se nga sot, ai dhe familja e tij e mbështesin Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit. Ky, vendim, sipas tij, vjen për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet më të vështira. “Ky vendim…

Lajme

04/11/2025 11:34

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se nga sot, ai dhe familja e tij e mbështesin Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ky, vendim, sipas tij, vjen për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet më të vështira.

“Ky vendim është marrë për shkak të respektit që ai ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë”, ka shkruar mes tjerash Thaçi nw profilin e tij nw Facebook.

Teksa Albini edhe njëherë falënderoi të gjithë votuesit që e kanë mbështetur në garën për Asamble.

“Ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që ma keni dhënë”, shkroi ai.