Falsifikoi testet COVID, arrestohet një person në Pejë

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet për falsifikim të testeve COVID-19, me logo të një laboratori.

Lajme

10/09/2021 09:51

Siç bëhet e ditur nga policia, janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi në lidhje me dyshimin e falsifikimit të testeve anti-COVID, pasi që janë kontrolluar zyrat e një agjencie.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes rreth orës 16:30, në Pejë.

I dyshuari për këtë vepër, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Siç ka njoftuar policia, në Bërnjak është arrestuar e dyshuara femër  shtetase e Serbisë, pasi që dyshohet se ka falsifikuar testin e Covid.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/