Falk: S’ka pasur interesim të Bayern për Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është lidhur me një kalim të mundshëm te Bayern Munich gjatë kësaj vere, por duket se nuk ka pasur shumë të vërteta mes këtyre zërash. Gazetari i ‘Bild’, i afërt me Bayern Munich, Christian Falk ka thënë se të gjitha thashethemet për interesimin e Bayern Munich për Frenkie de Jong ishin të…

Sport

23/08/2022 13:07

Frenkie de Jong është lidhur me një kalim të mundshëm te Bayern Munich gjatë kësaj vere, por duket se nuk ka pasur shumë të vërteta mes këtyre zërash.

Gazetari i ‘Bild’, i afërt me Bayern Munich, Christian Falk ka thënë se të gjitha thashethemet për interesimin e Bayern Munich për Frenkie de Jong ishin të pavërteta, përcjell lajmi.net.

Barcelona ka tentuar të gjejë një skuadër për mesfushorin holandez, por ky i fundit është i vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Në anën tjetër, bavarezët kanë besimin e plotë në Joshua Kimmich dhe Gravenberch.

Bayern e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri, duke demoluar kundërshtarët në Bundesliga. Nuk duket sikur ata kanë shumë nevojë për përmirësime. /Lajmi.net/