Falk: Liverpool janë skuadra favorite për nënshkrimin me Bellingham

Jude Bellingham vazhdon të jetë anglezi që merr vëmendjen. Ylli i kombëtares së Anglisë, i cili po rritet te skuadra e Borussia Dortmund, Jude Bellingham  po vazhdon të marrë vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane. Sipas raportimeve të gazetarit të ‘Bild’, Christian Falk, Liverpool janë favoritët për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, përcjell lajmi.net. ‘Reds’…

Sport

07/12/2022 09:03

Jude Bellingham vazhdon të jetë anglezi që merr vëmendjen.

Ylli i kombëtares së Anglisë, i cili po rritet te skuadra e Borussia Dortmund, Jude Bellingham  po vazhdon të marrë vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të gazetarit të ‘Bild’, Christian Falk, Liverpool janë favoritët për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, përcjell lajmi.net.

‘Reds’ pritet ta sigurojnë kartonin e Bellingham për sezonin e ardhshëm, gjatë merkatos së verës.

Sipas Falk, negociatat e Liverpool me Bellingham janë më të avancuara sesa ato të Real Madrid.

Thuhet edhe familja e Jude preferon një kalim te Liverpool, para atij te Reali. /Lajmi.net/