Faleminderit Capello
Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Fabio Capello e mësoi të shënojë gola të jashtëzakonshëm, gjatë kohës sa ishin së bashku në Juventus.
Sport
Ylli i Paris Saint-Germain dhe Kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic ka falënderuar Fabio Capellon.
Kjo për shkak se ai e konsideron trajnerin italian më meritorin që e mësoi atë të realizojë gola, dhe atë disa në mënyrë të jashtëzakonshme.
Ibrahimovic punoi me Capellon gjatë periudhës 2004-2006 në Juventus, dhe ende i kujton mësimet që mori.
“Jam shndërruar në golashënues pasi jam takuar me Capellon i cili në Juventus më shfaqte xhirime të golave më të bukur të Van Bastenit dhe më thoshte: ‘Duhesh të bësh kështu’. Nga ajo ditë kam filluar të shënojë sikurse bëjnë të mëdhenjtë”, u shpreh Ibrahimovic për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
“Goli im më i bukur? Akrobacia kundër Anglisë, pa dyshim”, theksoi ai.