Falcao para syve të Mourinhos

Jose Mourinho do të jetë në Bruksel të enjten për ta përcjell Radamel Falcaon në paraqitjen e tij për Kolumbinë, me mundësi të paraqitjes së një oferte prej 60 milionë funtesh për sulmuesin e Monacos, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Por, sipas Daily Mail, Special One mund të përballet me konkurrencë nga Manchester…

Sport

12/11/2013 16:30

Jose Mourinho do të jetë në Bruksel të enjten për ta përcjell Radamel Falcaon në paraqitjen e tij për Kolumbinë, me mundësi të paraqitjes së një oferte prej 60 milionë funtesh për sulmuesin e Monacos, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Por, sipas Daily Mail, Special One mund të përballet me konkurrencë nga Manchester United që po ashtu është i interesuar për transferimin e ish golgeterit të Atletico Madridit.

Kampioni i Premierligës po ashtu do të dërgojë skautë për ta përcjell miqësoren në Belgjikë këtë javë.

Por, Chelsea është favorit për të siguruar shërbimet e Falcaos, në rast se ai shpreh gatishmëri të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të janarit, siç është spekuluar së fundmi.

Dështimi për transferimin e Wayne Rooneyt nga Manchester United gjatë verës ka lënë Chelsean dhe Mourinhon me vetëm Fernando Torres, Samuel Eto’o dhe Demba Ba, si opsione në fazën sulmuese, derisa spanjolli së fundmi ka munguar për shkak të një lëndimi.

Falcao paraqet golgeterin e nevojshëm për Mourinhon që për më tepër do të kishte të drejt të luajë në Ligën e Kampionëve, nga janari e tutje.