Falcao nuk dorëzohet
Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao ka pranuar se është jashtëzakonisht i dëshpëruar pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Monts Or Azergues të mërkurën. Ylli kolumbian këputi ligamentet kruciale në gjurin e majtë dhe do të mungojë në Kampionatin botëror 2014. Mirëpo, ish ylli i Atletico Madridit ka deklaruar…

Sport
Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao ka pranuar se është jashtëzakonisht i dëshpëruar pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Monts Or Azergues të mërkurën.
Ylli kolumbian këputi ligamentet kruciale në gjurin e majtë dhe do të mungojë në Kampionatin botëror 2014.
Mirëpo, ish ylli i Atletico Madridit ka deklaruar se ende ka shpresë se do të mund të paraqitet në garën e kësaj vere në Brazil.
“I falënderoj të gjithë për të gjitha ato mesazhe të përkrahjes që më kanë ardhur. Pikëllimi është shumë i madh, por ekziston ende një fije shprese e mjaftueshme për të krijuar një iluzion brenda meje se mund të shkoj në Botëror”, shkroi Falcao në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Kolumbia është në Grupin C me Greqinë, Bregun e Fildishtë dhe Japoninë kurse Falcao është futbollisti i saj kryesor.