Dardanët nisen për në Pragë

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Pragë, aty ku nesër e luan ndeshjen miqësore ndaj Çekisë. Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje të ekipit para nisjes, ndërsa disponimi është mjaft i mirë në kampin dardan. Kosova luan me Cekinë nesër nga ora 16:00, kurse një javë më vonë në Prishtinë e pret…

Sport

30/05/2026 11:09

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Pragë, aty ku nesër e luan ndeshjen miqësore ndaj Çekisë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje të ekipit para nisjes, ndërsa disponimi është mjaft i mirë në kampin dardan.

Kosova luan me Cekinë nesër nga ora 16:00, kurse një javë më vonë në Prishtinë e pret Andorrën për një ndeshje tjetër miqësore.