Fakulteti Ekonomik dhe Universitetet Evropiane organizojnë punëtori me kultivuesit e mjedrës

17:30 | 6 Prill 2018

Sot në Komunën e Podujevës në kuadër të projektit “Euforia” është projekt i përbashkët i konzorciumit të universiteteve evropiane dhe kosovare, u organizua një work shop me 20 biznesmen të fushave të ndryshme, që kanë treguar sukses në katër vitet e fundit.

Pjesë e këtij projekti janë Universiteti i Stafroshidit, Notingenit, Universiteti i Mynihut, Universiteti i Ankonas në Itali dhe Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. Ky work shop ka përfshirë bletar, kultivues të mjedrës aronisë përpunues të perimeve të cilët në tri vitet e fundit me një mbështetje modeste të institucioneve kanë arritur suksese të dalluara.

Në këtë work shop punuan profesori besnik Krasniqi, dhe profesori Ymer Havolli. Qëllimi i këtij work shopi është lidhja e aleancës në mes të bizneseve dhe universiteteve lidhur me kërkesat e bizneseve për dituri që gjejnë zbatim praktik në fushat përkatëse. Work shopi vazhdon edhe nesër dhe është organizuar në Podujevë.