Faktori Prizren
Këmbëkryq në një odë të Lutogllavës, Eqrem Kryeziu u thotë burrave të fshatit se fitorja e LDK’së varet nga beteja në Prizren.
Lajme
Eqrem Kryeziu e ka gjetur vendin ideal të enjten në mbrëmje për t’i vënë në përdorim barsoletat e anekdotat e tij.
E ndoshta edhe vendin më ideal për ta freskuar repertorin e vet të pasur të tyre.
Ai është ulur këmbëkryq me burrat e fshatit Lutogllavë të Prizrenit në përpjekje që t’i bindë ata se nuk do të ndihen pishman nëse vota e tyre në zgjedhjet e 3 nëntorit shkon për LDK’në.
Sipas tij, fitorja e LDK’së varet nga beteja në Prizren.
“Ky është momenti i krenarisë tonë . Gjasat janë shumë të mira për ta arritur këtë. Unë jo rastësisht jam këtu me ju, për t’u treguar juve se ne nuk jemi për inat të askujt në garë, por ne këtu jemi si fitues dhe fitoren tonë nuk ia falim askujt”, citon “Gazeta e Prizrenit” të ketë thënë Kryeziu.
“Të gjithëve ju ftoj që të mos rrimë duarkryq dhe mos ta zënë asgjë të paktën edhe një votë të vetme, sepse fitorja e përgjithshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës varet shumë nga beteja në Prizren”, tha Kryeziu, i cili është Kandidat i LDK’së për Kryetar të Prizrenit.