Fakte interesante për ndeshjet e para në grupe, ja sa gola u shënuan
Me takimin Portugali- Islandë ka përfunduar ndeshjet e para e në grupet e kampionatit Europian “Francë 2016”.
Sport
12 ndeshjet e para nuk dhanë asnjë fitore bindëse. Nga 12 ndeshjet e para të zhvilluara vetëm tri takime përfunduan me barazim.
Takimet që përfunduan baras ishin Angli-Rusi, Suedi-Irlandë dhe Portugali-Islandë. Të tria përfunduan me rezultat 1 me 1.
Fitoret më të thella ishin me rezultat 2 me 0. Gjermani-Ukrainë, Itali-Belgjikë dhe Hungari-Austri përfunduan me rezultat 2 me 0.
Vetëm dy nga 12 ndeshje sollën më shumë se dy gola, ndërsa asnjë nuk përfundoi pa gola.
Ajo ishte ndeshja hapëse mes Francës dhe Rumanisë që përfundoi 2 me 1 për mikëpritësit dhe fitorja e Uellsit ndaj Sllovakisë 2 me 1.
Nga gjashtë grupet me nga katër ekipe pas tri ndeshjeve do të kalojnë më tej nga dy ekipe. Por veç do të shkojnë edhe katër ekipet që kanë më së shumti pikë në vendet e e treta të të gjitha grupeve.
Deri tani vendet e treta më të mira janë Rusia, Islanda, Irlanda me një pikë dhe Rumania që edhe pse pësoi ishte ekipi me golin diferencën më të mirë nga ekipet tjera që kanë zënë vendet e treta.