Facebook zotohet për siguri të shtuar për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA

Kemi përgjegjësi për të ndaluar abuzimin dhe ndërhyrjen në zgjedhjet politike në platformën tonë, deklaroi kompania Facebook.

Auto & Tek

30/10/2019 16:22

Sipas Facebook Newsroom, në fakt, që nga viti 2016 janë bërë investime të rëndësishme në sektorin e sigurisë IT, me qëllim identifikimin e kërcënimeve dhe mbi të gjitha parandalimin e dezinformacionit dhe fushatave të rreme të lajmeve (fake news) të bëhen virale në mediet sociale.

Pas polemikave të nxehta për zgjedhjet presidenciale të SHBA për 2017 dhe votimin e Brexit në Britaninë e Madhe , Mark Zuckerberg vendosi të mbrojë veten dhe të azhornojë politikat e platformave të tij në funksion të vitit 2020.

”Qëllimi përfundimtar, është që Facebook të garantojë integritetin e zgjedhjeve të vitit 2020″, theksoi Zuckerberg.

Edhe fushatat e pretenduara për dezinformim do të monitorohen vazhdimisht me qëllim të transparencës dhe gjurmueshmërisë më të madhe.

Dhe në fakt, që dje, janë hequr katër llogari të rreme, faqet dhe grupet e tyre në Facebook dhe Instagram.

Tre prej tyre, sipas informacioneve, ishin krijuar në Iran dhe Rusi.