Facebook zbulon të metat e privatësisë në Grupe

Facebook ka treguar se ka zbuluar të meta të reja në privatësi të platformës së saj që i lexojn disa zhvillues të aplikacioneve të kanë qasje në të dhëna të grupeve.

Auto & Tek

08/11/2019 21:51

Rrjeti social ka bërë të ditur se sa shumë informacione këta zhvillues mund të mbledhin nga grupet. Thuhet se 100 zhvillues kanë mundur të kenë qasje në të dhënat e grupeve, siç janë emrat e njerëzve dhe fotot.

Facebook nuk ka treguar se sa anëtarë të platformës kanë qenë të prekur nga kjo e metë, raporton “BBC Tech”, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në pak dyshim se janë disa grupe që mundohen të abuzojnë me këto të meta që i posedon platforma” –kanë deklaruar disa zyrtarë të Facebook.

Sikur rrjetet tjera sociale edhe Facebook, përmban një program aplikacioni me shumë faqe, ku zhvilluesit e aplikacioneve mund të i lidhin krijimet e veta me Facebook.

Për shkak skandaleve të më hershme që ka pasur Facebook lidhur pikërisht për shkak privatësisë dhe të dhënave është detyruar që të paguajë 500 mijë e më shumë dollarë. /Lajmi.net/