‘Facebook’-u humb besimin ndaj senatit amerikan

16:29 | 17 Korrik 2019

Facebook po përgatitet për ditën e dytë të marrjes në pyetje nga ligjvënësit në Uashington të SHBA-ve.

Gjiganti social po përballet me shqyrtimin mbi kriptomonedhë e saj ‘Libra’, e paralajmëruar se do lansohet më 2022-ën, transmeton lajmi.net.

Isaac Boltansky nga ‘Compass Point Research & Trading’, është bashkuar me Yahoo Finance për të diskutuar mbi problemet që po përballet gjiganti i medias sociale.

Ai ka vlerësuar se ‘Facebook’ është drejt deficitit të besimit kundrejt Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Blotansky vlerëson se kriptovaluta e kompanisë ‘Facebook’ do pësojë vonesa dhe se nuk do plasohet më 2022-ën, nën pretendimin se kompania e apostrofuar është mbikëqyrur për probleme si shpëlarja e parave apo privatësia e përdoruesve.

Dëgjimi, i quajtur Ekzaminimi i Propozuar i Kriptovalutës së Facebook-ut dhe Ndikimi i Tij në Konsumatorët, Investitorët dhe Sistemit Fnanciar Amerikan, do të fillojë të mërkurën në orën 7 të pasdites.

Dita e dytë do të transmetohet drejtpërdrejtë në YouTube. /Lajmi.net/