Facebook-u, aplikacioni më i shkarkuar i dekadës
Facebook po konsiderohet si aplikacioni më i shkarkuar i dekadës së fundit, sipas një raporti të ri nga firma kërkimore App Annie.
Auto & Tek
Gjiganti i mediave sociale zotëron katër nga pesë aplikacionet më të shkarkuara, përfshirë Messenger, Whats App dhe Instagram.
Aplikacioni i pestë më i shkarkuar ishte Snapchat, i cili raportohej se kishte refuzuar një ofertë prej 3 miliardë dollarësh për blerje nga Facebook më 2013-ën.

Aplikacionet e tjera në dhjetë të parat ishin Skype, TikTok, UC Browser, YouTube dhe Twitter.
“Aplikacionet e komunikimit dhe socializimit janë më të preferuarat në sytë e konsumatorit, duke llogaritur 7 prej 10-ve në top 10-shen e aplikacioneve të shkarkuara këtë dekadë”, shkroi Adithya Venkatraman, nga App Annie në blog. /Lajmi.net/