Facebook po paguan fëmijët deri në moshën 13-vjeçare që ta instalojnë këtë aplikacion
Facebook ka vendosur që të paguajë të rinjtë për të instaluar një aplikacion për hulumtimin e rrjeteve sociale.
Auto & Tek
Gjigandi i rrjeteve sociale, i cili është akuzuar për shkeljet e privatësisë në muajt e fundit, rekrutoi persona të moshës 13-35 vjeç për ta shkarkuar aplikacionin në pajisjet e tyre, transmeton lajmi.net.
Apple vendosi të ndalonte aplikacionin, i njohur më parë si VPN Onavo, nga dyqani i aplikacioneve sepse shkeli politikat e mbledhjes së të dhënave.
Por sipas një hetimi nga TechCrunch, Facebook ka anashkaluar App Store dhe ka paguar përdoruesit deri në 20 dollarë në muaj.
Megjithatë, Facebook tha për MailOnline se më pak se pesë përqind e atyre që ishin rekrutuar ishin adoleshentë dhe këmbëngulën se nuk po shfrytëzonin të dhënat e përdoruesit.
Pak pasi Apple e largoi aplikacionin nga App Store, Facebook filloi duke iu referuar atij si “Projekt Atlas” dhe duke e shfaqur si reklamë në Snapchat dhe Instagram. /Lajmi.net/